Edhe Rusia si Serbia: Mendimet për një “Shqipëri të Madhe” janë një kërcënim për stabilitetin në Ballkan

13/10/2020 18:21

Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar një politikë të “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Gadishullin Ballkanik, kështu thuhet në një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme Ruse pas takimit të përbashkët midis qeverisë shqiptare dhe të Kosovës në Tiranë.

“Krijohet një përshtypje e paqartë, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e Shqipërisë së Madhe. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ”tha Ministria e Jashtme Ruse në një deklaratë.

Ky reagim vjen në të njëjtën linjë me atë të Serbisë, ku ministri i Jashtëm serb, Aleksandar Vulin e quajti po ashtu përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, çka pasoi më pas edhe me replika të kryeministrit Edi Rama.

Top Channel