E ofendonin vazhdimisht/ 23-vjeçarja i bën të pendohen, dobësohet dhe i lë gojëhapur të gjithë

13/10/2020 15:54

Një 23-vjeçare ka treguar së fundmi se në të kaluarën ka qenë mbipeshë dhe moshatarët e thërrisnin “balenë”.

Pesha e saj trupore rritej si pasojë e një çrregullimi hormonal. Emma Rose Doherty tha se në periudhën e adoleshencës rrinte e diferencuar nga shoqëria, pasi ato shpesh e fyenin dhe tallnin. Për këtë arsye ajo thotë se kaloi në një gjendje të rënduar ankthi dhe depresioni. Ajo thotë se ishte e fiksuar pas çokollatave, akulloreve e ëmbëlsirave dhe nuk bënte dot pa to.

Pushimet e verës për Emma-n ishin muajt më të trishtuara të vitit, pasi nuk dëshironte të shfaqej e veshur me rroba banje. Pikërisht këto faktorë bënë që ajo të bënte ndryshimin radikal. E reja thotë se ishte me pushime në Spanjë, kur vendosi të bënte ndryshimin drastik. Menjëherë pas pushimeve ajo nisi të frekuentonte palestrën dhe të zëvendësonte ushqimet jo të shëndetshme me ato të pasura me vlera ushqyese. Shpejt ajo nisi të shikonte ndryshimet e para dhe pas disa viteve, u transformua në një modele fitness-i.

Përmes historisë së saj, Emma synon që të ndikojë te çdo vajzë, që ka përjetuar atë që edhe ajo ka vuajtur në të kaluarën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel