Drejtuesit e Agimit të Artë, prokuroria greke kërkon 13 vite burgim për secilin

13/10/2020 13:03
Agimi i Artë proteston para ambasadës shqiptare në Athinë

Prokurorja e gjyqit kundër organizatës kriminale Agimi i Artë ka dhënë propozimet e dënimeve në procesin që ka filluar ditën e martë për 57 të akuzuarit e partisë neonaziste.

Për kreun e kësaj partie Nikos Mihaloliakos ajo ka propozuar heqje lirie 13 vjet me akuzën e drejtimit të organizatës kriminale.
Të njëjtin dënim, 13 vjet burg, ajo ka propozuar edhe për 6 liderët e tjerë të Ilias Kasidhiaris, Giannis Lagos, Christos Papas, Ilias Panagiotaros, Georgios Germenis dhe Artemis Mattheopoulos.

Për deputetët e tjerë që u akuzuan si fajtore për pjesmarrje në organizatë kriminale dënimi ka qenë 7 vjet heqje lirie, ndërsa për dy prej tyre të cilët kanë marrë masa lehtësuese, propozimi ka qene vjet heqje lirie.
Për vrasësin e antifashistit Pavlos Fyssas, neonazistin Georgios Roupakias denimi i propozuaar është burgim i përjetshëm si dhe 7 vjet heqje lirie për pjesmarrje në organizatë kriminale.
Gjithashtu edhe për bashkëpunëtorët në vrasjen e Pavlos Fyssas propozimi i dënimëve ka qenë deri në 8 vjet heqje lirie.
Në dy çështje e tjera të aktakuzës, sulmi i dhunshëm ndaj peshkatarëve egjiptiane propozimi i dënimeve nga prokurorja ka qenë nga 7 deri në 10 vjet heqje lirie, ndërsa për sulmin ndaj militantëve të partisë komuniste dënimet kanë qenë për heqje lirie prej 10 muajsh.
Për akuzen e armëmbajtjes pa leje të krereve të AA është propozuar nga 6 deri në 18 muaj heqje.
Pas propozimeve të prokurores fjalën e ka marrë pala mbrojtëse dhe në fund gjykata do të japë vendimet përfundimtare që do të jepen për çdo të akuzuar.
Ndërkohë policia greke ka gati planin për arrestimin e 7 të akuzuarve kryesorë që vlerësohet se do të shkojnë drejt në burg, madje janë përgatitur edhe qelitë përkatëse në burgun famëkeq të Korridhalose, ku do të jenë të veçuar për shmangien e dhunës së mundshme ndaj tyre prej të burgosurve të tjerë.
Ndërsa ata që akuzohen për vrasjen e Pavlos Fyssas do të dërgohen në burgun e Dhomokosë, edhe aty në qeli të veçuara.
Aleksander Marku

FOTO GALERI
2/20
Kryetari i Agimit te Arte, i arrestuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA