“Do të ishe më mirë regjisor dhe aktor”/ Erjon Isai “nuk ia përton” aktorit: Lumturinë time e plotëson gruaja dhe fëmijët

13/10/2020 22:29

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi artistët që kanë preferuar të përfshihen në politikë.

Një nga rastet më të fundit është ai i kryebashkiakut të Ersekës, Erjon Isai, i cili ka zgjedhur të heqë dorë nga aktori i humorit, për t’u përfshirë në politikë.

Ai u shpreh se financat i ka të fryra për shkak se ka punuar që në moshën 15 vjeçare në Top Channel, duke përjashtuar kështu mundësinë se në politikë është përfshirë për të përftuar para. Ndërkohë aktori Bujar Kapexhiu tha se Erjoni do të ishte shumë më mirë si aktor e regjisor e do të arkëtonte shumë më të ardhura se sa arkëton si kryetar bashkie.

Kjo gjë u pohua nga Isai, i cili tha këto janë perceptime sepse panelistët nuk mund të përcaktojnë lumturinë e tij, pasi atë ia përmbush bashkëshortja dhe dy vajzat.

Erjon Isai: Unë kam një rrogë për shkak të Dritan Hoxhës, që më ka punësuar që 15-vjeç. Problemet me raportin ekonomik i kam zgjidhur sepse jam 31-vjeç dhe kam qenë 16 vite në punë, kam qenë super i paguar në Top Channel.

Bujar Kapexhiu: Ndoshta Erjoni mund të fitonte shumë më tepër duke qenë një aktor i talentuar dhe një regjisor, sepse kishte një perspektivë të mrekullueshme. Sapo filloi regjisurën u bë kryetar bashkie. Ndoshta si aktor dhe regjisor mund të fitonte shumë më tepër se sa fiton tani si kryetar bashkie.

Erjon Isai: Ekonomikisht është ashtu siç thotë profesori.

Robert Aliaj: E di përse Erjon do të jepje më shumë si regjisor dhe do të ishe më i plotë. Unë besoj që humbisni kohë me politikën.

Erjon Isai: Vazhdojmë të flasim për perceptim, katër persona që bëjnë llogarinë e lumturisë time personale. Lumturinë time personale, e plotëson gruaja ime dhe dy vajzat e mia. Ju e dini shumë mirë edhe profesori Berti e dinë shumë mirë se pulizat e artit, janë më të pista se politika, edhe më banale historirat e korruptimit se sa politika brenda artit.

Top Channel