Detaje të reja/ Tritoli i fshehur poshtë makinës, specialistët mbërrijnë në Vlorë

13/10/2020 22:04

Specialistët xhenierë nga Tirana kanë mbërritur në Vlorë për të mundësuar shpërthimin e kontrolluar të tritolit të fshehur në telefon.

Mbrëmjen e sotme Vlora u alarmua, pasi një sasi e dyshuar si tritol i fshehur në një telefon është gjetur poshtë një makine të parkuar pranë  Pallatit të Kulturës “Labëria”.

Policia ka rrethuar vendin dhe ka mbajtur perimetrin e rrezikut të një shpërthimi të mundshëm. Përmes pamjeve të ardhura në redaksi, zona ku dyshohet të jetë vendosur tritoli është e rrethuar me makina të parkuara, e qetë dhe me pak kalimtarë në rrugë.

Nuk dihet ende se në pronësinë e kujt është makina. Sipas policisë, grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak.Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Top Channel