Në burrë i cili gjendet nen arrest shtëpie prej katër muajsh si i denoncuar për dhunë ne familje, rrezikon sërish te kthehet ne burg pasi i dërgoi trëndafila, çokollata dhe një letër ish partneres.
Gruaja pretendon se ky veprim është përndjekje, ndonëse ish partneri këmbëngul se vetëm trëndafilat ishin për te shoqen, kurse te tjerat ishin dhurata për te birin.
“Kur u ktheva ne banese së bashku me tim bir, në hyrje gjeta një qese ku kishte dhurata për djalin tonë, një trëndafil te kuq dhe mendoj që lulja nuk është për fëmijen, si dhe letra, pas te cilës ishin vizatuar tre zemra. Djali ende nuk ka mësuar te lexoje”, denoncon gruaja, e cila ka marre ne gjykate një urdhër mbrojtjeje nga ish partneri, P.Gj.
Ky i fundit gjendet nen arrest shtëpie ne nje tjetër banese, qe prej muajit korrik, nen akuzën e dhunës ndaj ish bashkëjetueses. Burimet pohojnë për Top Channel se akuzës se dhunës prokuroria i ka bashkangjitur edhe përndjekjen, ndonëse P. Gj këmbëngul se pakoja u dërgua nga postieri.
“Lulet i porosita me telefon, letrën e kisha për djalin ku i kërkoja falje për mungesën dhe shpresova qe te rriturit do ja lexonin. Ne pako kishte 6 çokollata per tim bir pasi me ka marre malli për te”,u shpreh ai.
Pavarësisht se ne dëshmi ai këmbëngul se nuk kishte parashikuar te sillte këto shqetësime, gruaja insiston te kundërtën ndaj dhe P. GJ dyshohet edhe për përndjekje.
Anila Hoxha
Top Channel