
Këngëtarja Rovena Stefa foli për herë të parë pas ndërhyrjes së bërë në hundë, në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Këngëtarja tha gjatë fjalës në studio, se ndihej mirë me pamjen e saj dhe se ndërhyrjen e bëri për të guxuar dhe eksperimentuar. Në studio, teksa po zhvillohej intervista mes saj dhe Bieta Sulos, këngëtarja u shfaq gjatë momenteve të ndërhyrjes.
Në video, Stefa duket e shtrirë në shtrat, e pranë saj ndodhen mjekët që po bëhen gati për fillimin e procedurës. Këngëtarja u shpreh se i ka filmuar këto pamje për të shërbyer dhe si një mesazh, pasi njerëzit mendojnë se ndërhyrja është diçka e tmerrshme, kur në të vërtetë sipas këngëtares është diçka tepër normale.
“Kam xhiruar sepse unë dëshiroja që njerëzit të shihnin që nuk është një gjë kaq e tmerrshme apo klishe. Por realisht ka shumë njerëz që bëjnë ndërhyrjen në hundë”, tha këngëtarja.
View this post on Instagram
Top Channel