Bomba nënujore e Luftës së Dytë Botërore shpërthen gjatë çmontimit në portin polak (Pamje dramatike)

13/10/2020 19:41

Një bombë nënujore britanike e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer sot me të gjithë forcën teksa po tentohej çaktivizimi i saj në distancë në Poloni.

Pamjet dramatike tregonin momentet kur bomba masive 500 kg shpërtheu papritur duke ngritur në ajër një re masive uji.

Fatmirësisht asnjë nuk u plagos në incident, pasi zhytësit ushtrakë ishin pozicionuar në vende të sigurta dhe distancë sigurie. Armatimi i vjetër britanik tronditi disa nga shtëpitë e qytezës.

Ajo ishte zbuluar në shtator 2019, e ngecur në një kalim ujor 12 metra thelle, drejt portit të Szczecin gjatë punimeve për zgjerimin e kalimit.

Bomba e pashpërthyer ishte lëshuar nga forcat ajrore britanike gjatë sulmit ndaj një luftanijeje naziste në vitin 1945.

Për opreacionin e djeshëm ishin evakuar më shumë se 700 nejrëz, të cilët banonin në rezortin e njohur Swinoujscie pranë detit Balltik, i cili gjartë luftës kishte qenë port i rëndësishëm ushtarak i Gjermanisë naziste.

Ekspertët po përpiqeshin të neutralizonin bombën duke “djegur” eksplozivët e saj, por gjatë procesit ajo shopërtheu.

Tashmë pas shpërthimit autoritetet thanë se ajo konsiderohet e sigurtë.

Edhe përpara operacionit ata kishin paralajëmruar se masa e suksesit të tij ishte 50-50.

Komandanti ushtarak polak Grzegorz Lewandowski, tha: “Procesi i deflagracionit u kthye në detonacion.”

Objekti tashmë konsiderohet i neutralizuar dhe nuk është më kërcënim për kanalin ujor Szczecin-Swinoujscie.”

FOTO GALERI
1/8
Një bombë nënujore britanike e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer teksa po tentohej çaktivizimi i saj në distancë

Top Channel