Australi, shkon në afro 900 numri i të vdekurve nga COVID-19

13/10/2020 10:54

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Australi është rritur në 899 pasi në 24 orët e fundit edhe një person ka humbur jetën në shtetin Victoria.

Në shtetet dhe rajonet tjera të vendit në periudhën e fundit nuk janë shënuar vdekje nga COVID-19, ndërsa në Victoria që lufton me valën e dytë të virusit ka humbur jetën një person, si dhe janë infektuar 12 të tjerë.

Daniel Andrews, kryeministri i shtetit Victoria, në konferencën për media në Melbourne tha se ne 24 orët e fundit një pacient 70-vjeçar ka humbur jetën nga COVID-19, kështu që numri i të vdekurve në këtë shtet është rritur në 811.

Ai tha se në shtet ka 187 raste aktive, 13 prej të cilëve nuk u dihet burimi, ndërkaq 23 persona po trajtohen në spitale.

Vdekjet në mbarë vendin janë rritur në 899

Me vdekjen në Victoria numri i vdekjeve të shkaktuar nga virusi është rritur në 899 në mbarë vendin.

Gjithashtu vdekje janë shënuar edhe në Uellsin e Ri Jugor (NSW) 53, në Tazmani 13, në Australinë Perëndimore 9, në Queensland 6, në Australinë Jugore 4 dhe në Rajonin e Kryeqytetit të Australisë 3.

Prej 27.311 të infektuarve në mbarë vendin 24.869 janë shëruar, kurse prej 265 rasteve aktive 32 vazhdojnë të trajtohen në spitale.

NSW shënon rritje në numrin e rasteve

NSW është shteti që shënoi më së shumti vdekje dhe raste pas Victoria. Në NSW në 24 orët e fundit janë kryer 8.600 teste prej të cilëve 13 kanë rezultuar pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë e NSW njoftoi se 6 prej të infektuarve në vend kanë ardhur nga jashtë vendi.

Zyrtarët shëndetësor bënë thirrje që të qëndrohet larg vendeve me intensitet të lartë me virusin, si dhe të bëjnë test ato që kanë simptomat më të lehta.

Në Zelandën e Re vetëm një person i infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re njoftoi se në 24 orët e fundit një person i kthyer nga SHBA-të ka rezultuar pozitiv.

Numri i rasteve aktive në vend ka rënë në 39 pasi edhe 6 persona janë shëruar, njoftoi ministria, duke shtuar se në spitale nuk gjenden pacientë me COVID-19.

Të gjithë rastet aktive në Zelandën e Re përbëhen nga ato që vijnë prej jashtë vendit.

Në Zelandën e Re deri më tani janë infektuar 1.872 persona prej të cilëve 1.808 janë shëruar dhe 25 kanë humbur jetën. AA/

Top Channel