Artistët përfshihen në politikë/ Kapexhiu: Edhe nëse nuk do ta ndjekësh, është ajo që s’të lë rehat

13/10/2020 21:35
Bujar Kapexhiu

Regjisori Bujar Kapexhiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në lidhje me pjesëmarrjen e artistëve në politikë tha se çdo qytetar mund të merret me politikë.

Ai përmendi se çdo ditë jemi në politikë, edhe nëse nuk do ta ndjekësh politikën, është ajo që nuk të lë rehat.

“Është qytetar në radhë të parë dhe si qytetar është çdo ditë me politikën, merret çdo ditë me politikën. Edhe nëse nuk do ta ndjekësh politikën është ajo që nuk të lë rehat e të ndjek hap pas hapi. Ashtu siç është mjeku, inxhinieri, avokati, arti është një profesion. Artisti jep politikë në bazë të performancës së tij. Ka nga ata që shohin interesin vetjak, por ka edhe të tjerë që sakrifikojnë gjithçka për vendin”, tha Kapexhiu.

Top Channel