“U prehsh në paqe vëlla i pazëvendësueshëm”, mesazhi i ndjerë i Veliajt për drejtorin që u nda nga jeta prej COVID-19

12/10/2020 12:09
Erion Veliaj

Pas betejës së gjatë me COVID-19, një nga drejtuesit kryesorë të Bashkisë së Tiranës Feti Fanaj ka humbur jetën.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë një mesazh të ndjerë për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë i cili do të kujtohet nga të gjithë ata që punuan me të si i kudogjendur dhe i palodhur.

“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël! Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur! U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithë ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA