‘Trekëndëshi i vdekjes’/ Në këtë zonë mos i ngacmoni kurrë puçrrat

12/10/2020 09:25
Foto ilustruese

Në një zonë në formë trekëndëshi në trupin tonë nuk duhet t’i shtrydhni kurrë puçrrat, pasi mund të infektohen pjesët e indeve të sinuseve duke u përhapur deri në tru.

Sipas Health, ajo zonë shtrihet nga skajet e buzëve deri te hunda.

Zona e fytyrës, e cila lidhet me hundën dhe skajet e gojës konsiderohet pjesë posaçërisht e rrezikshme e fytyrës për shkak të afërsisë së saj me trurin. Këtë trekëndësh më së miri do ta përcaktoni duke lidhur majat e gishtave të mëdhenj, pastaj majat e gishtave tregues.

Në fytyrën tuaj maja e trekëndëshit gjendet në urën e hundës, ndërkaq baza e trekëndëshit tuaj fillon nga të dy skajet e gojës dhe shtrihet mbi fundin e buzës së sipërme.

Shprehja ‘trekëndëshi i vdekjes’ mbase tingëllon paksa në mënyrë ekstreme kur flasim për puçrrat, mirëpo edhe rrezikun përfundimisht.

Zona e trekëndëshit të vdekjes

“Sinusi kovernoz është emri i venës së madhe e cila përcjell gjakun në tru, duke krijuar lidhjen me pjesën e jashtme dhe të brendshme. Me fjalë të tjera, infeksioni i puçrrave në hundë deri diku ka rrugë të qartë deri te truri. Nga kjo arsye, çdo infeksion në atë zonë të vogël është rrezik i madh”, thotë dr. Alok Vij nga klinika Cleveland.

Prandaj, prekja e puçrrave në atë zonë nuk është gjë e mençur dhe as atë hiqen qimet e hundës, sepse cilado qoftë nga këto veprime mund t’u mundësojnë baktereve të hyjnë në atë zonë të rrezikshme të fytyrës.

Kur të filloni t’i sulmoni puçrrat në hundë, kujtoni fjalët “infeksioni i trurit” dhe më mirë është të përdorni krem me zink që të thahen vetë.

Top Channel