Foto ilustruese

Fier- 4 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për drejtim motori e makine në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. G., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur punonjësit të Policisë së Rendit Publik për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

E. K. 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen”.

M. B., 61 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang” në gjendje të dehur.

E. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”.

Top Channel