Spahiu kundra procesit të përzgjedhjes së kandidatëve në PD: Përjashtues, veç Sali Berishës asnjë…

12/10/2020 22:58

Analisti politik, Kreshnik Spahiu, i cilësoi procesin e votimit për kandidat për deputet brenda strukturave të Partisë Demokratike si përjashtuese.

Gjatë fjalës së tij në emisionin “Open”, Spahiu tha se ka qenë student i dhjetorit dhe i njeh themeluesit e Partisë Demokratike. Sipas tij në listën e 384 personave që themeluan Partinë Demokratike, nuk është përfshirë asnjë si kandidat për deputet, përveç Sali Berishës. Këto zgjedhje sipas tij, janë një tregues që Basha të shmangë përgjegjësitë, e në rast humbje “t’i ketë duart e lara”.

“Grupin parlamentar më sharlatan dhe qesharak të historisë shqiptare. Në rast se humbet PD-ja Basha del i larë dhe nuk ka përgjithësi. Ku keni parë ju hapje të partisë dhe emrat i propozon celula e partisë. Më gjeni një emër intelektuali jashtë partisë që janë futur në këto lista. Që nga 30 qershori i vitit të kaluar opozita s’ka bërë asnjë protestë, veç protestës tek teatri. Këto 2 mijë veta dalin për të protestuar dhe 6 mijë veta kandidat.

Gazetar i Top Channel ka shkuar dhe janë votuar pa karta identiteti. Çfarë ndodh? Në një farë mënyrë kjo ka qenë proces kundërshtues. Unë kam qenë student i 8 dhjetorit, njoh të 384 themeluesit e Partisë Demokratike, janë eliminuar 384 përveç Sali Berishës. Ky proces ka qenë përjashtues, si një mundësi për të vendosur rresht një grup parlamentar dhe hequr përgjegjësinë e Lulzim Bashës”, tha Spahiu.

Top Channel