Sipas analistit Carlo Bollino, aktivizimi i paprecedentë i presidentit Ilir Meta dhe përplasja e tij me kryeministrin Edi Rama e ka lënë në hije Lulzim Bashën, duke vënë në dyshim se kush është lideri i opozitës.
Sipas Bollinos, kjo betejë me Bashën në hije, është në favor të Ramës.
“Meta po vë në hije liderin e vërtetë të opozitës, që është Lulzim Basha. Në një betejë mes dy liderëve të majtë, Rama e ka më të lehtë. Lulzim Basha është zhdukur komplet. Kjo situatë favorizon Edi Ramën. Lulzim Basha duhet të jetë protagonist dhe të përplaset direkt me Ramën. Përplasja Rama-Meta defaktorizon Bashën”, tha Bollino.
Por ndryshe mendon kandidati i PD, Tomor Alizoti, i cili i quan folklor deklaratat e Bollinos. Alizoti kujtoi se është Rama ai që e zgjodhi president Metën, ndërsa ky i fundit shkaktoi edhe 21 janarin.
“Kjo është folklor. Basha nuk duhet t’i përgjigjet Ramës. Ai nuk duhet të bëjë gallatë me Edi Ramën. Ka banalizuar gjithçka. Është Edi Rama që ka bërë Ilir Metën president me 100% të votave. 21 janari ndodhi prej atij personi. Nuk ka moral kjo punë. Rama duhet të lërë karagjozllëqt.”, deklaroi Alizoti në OPEN.
Top Channel