Kandidati për deputet PD, Tomorr Alizoti, ka folur me fjalë të ashpra në Open për asamblenë e Partisë Socialiste të premten, duke e konsideruar vetëm show të një personi.
Ai tha se as në Korenë e Veriut nuk bëhet diçka e tillë ku dikush del bën humor e tall kundërshtarët e vet.
“Asamble është kjo? Futuni në fjalore dhe shiheni se çfarë është asambleja, këtu flet vetëm njëri që del aty dhe qesh e bën show. Thotë fajin e ka Meta, Luli ha shalqi, kjo është qesharake, as asamble e Koresë së Veriut nuk është. Kjo nuk është politikë është turp. Nuk ka faj ai, është fatkeqësi e kësaj shoqërie që ka votuar këtë njeri që bën politike me gallatë. Se njerëz si Rama në botë ka plot, po nuk i voton njeri,” tha Alizoti.
Ndërsa Andi Bushati tha se kryeministri Edi Rama e ka vrarë garën brenda partisë.
Carlo Bolino nga ana tjetër tha se Rama nuk ka ndërruar ekipin e tij sepse mendon që ka ekipin fitues.
“Arsyeja është shumë e thjeshtë, Edi Rama mendon se ka një ekip fitues në dorë. Mos harro që po luhet për mandatin e tretë, që është mandat historik pasi nuk ka ndodhur më përpara,” u shpreh ai.
Top Channel