Durrës – 3 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: R. H., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 10.09.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. M., 21 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr.16, Durrës, i kanë vjedhur aparatin celular shtetasit M. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel