Mjeku i njohur shqiptar Erion Dasho në një lidhje me skype në emisionin “ShqipëriaLive” ka thënë se Shqipëri nuk është e nevojshme që të mbash maskën mbrojtëse në ambientet e hapura.
Sipas tij është shumë e rëndësishme distanca dhe nëse ajo respektohet qytetarët nuk rrezikohen.
“Nëse personat respektojnë distancën dy metra ose më shumë, nuk ka nevojë të mbash maskë. Maska mbron, nuk mbron nga virusi por nga spërklat e pështymës. Nuk krijon vështirësi në frymëmarrje, por vetëm për ata me sëmundje. Mendoj se në Shqipëri është e panevojshme që të mbahet maskë edhe jashtë”, tha Dasho.
Sipas tij do të ishte ideale që pensionistët dhe personat e sëmurë të pajiseshin me maska N95 bashkë me recetën me rimburisim.
“Zgjidhja ideale që pensionistët dhe personat e sëmurë të pajiseshin me maska N95 bashkë me recetën me rimburisim. Gjermanët nuk janë më të zgjuar apo më të disiplinuar, por duhet të ketë një komunikim të ndershëm nga ana e qeverisë”, tha Dasho.
Kujtojmë se para dy ditësh kryeministri Edi Rama dha vendimin që duke filluar nga e enjtja mbajtja e maskës do të jetë me detyrim në ambientet e hapura.
Top Channel