Në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës është prezantuar juristja Ana Dhamo.
E ndërsa disa nga zyrat e këtij institucioni arsimor bëhet me dije se janë mbyllur pasi punonjës të DRAPD-së kanë rezultuar pozitiv dhe janë karantinuar.
Në krye të kësaj drejtorie që ka në varësi 12 zyra vendore arsimore është emëruar Dhamo, këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Durrësit dhe ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë situata e Covid-19 në territorin e ZVA Durrës nuk paraqitet problematike.
Aktualisht, në asnjë nga shkollat e Durrësit nuk raportohen klasa që kanë kaluar në mësimin online, ndërsa gjithsej në shkolla raportohen nga ISHP të jenë 6 mësues pozitivë, të karantinuar dhe nën mjekim.
Zyra Vendore Arsimore Durrës bën të ditur se mësuesit që rezultojnë pozitiv janë zëvendësuar pa cenuar procesin mësimor. Ky muaj dhe javët në vazhdim konsiderohen mjaft të rëndësishme për vijimësinë e procesit mësimor, për shkak se rrezikut nga SARS-CoV-2 i shtohet dhe qarkullimi i mjaft viruseve të tjera sezonalë.
Top Channel