I ndihmuar nga Ana, Mevlani “kryqëzon” duart/ Fjorela i hap rrugë për një takim të dytë…

12/10/2020 19:31

Pas një takimi të dështuar me Shqipen, pëlqimi i Mevlanit u orientua më shumë te një tjetër vajzë, Fjorela.

Ai këtë gjë u mundua ta tregonte përmes një dhurate, një arushi të madh të kuq e një letre ku shprehte të gjithë simpatinë për të. Por edhe pas kësaj surprize, Fjorela nuk është e bindur përsa i përket një takimi të dytë me Mevlanin, një takim ky që djali po shpreson prej kohësh për ta realizuar.

Këtë gjë ai e kërkoi edhe gjatë puntatës së sotme, ku tha se për të fituar një takim me të është i gatshëm të heqë vëthin. Pas kësaj deklarate, e ndikuar dhe nga fjalët e Anës, Fjorela tha se do të shohim për një takim të dytë, duke shtuar se në këtë moment dëshiron të respektojë takimin që ka kaluar me Beratin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA