Pamjet nga vendi i ngjarjes

Ky që shikoni në foton e mësipërme është Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari i cili akuzohet se kreu atentatin ndaj shefit të Policvisë Bashkiake në Malësinë e Madhe një ditë më parë.

Ndaj tij, sipas policisë ka prova që vërtetojnë se ka qenë autori i atentatit ndaj shefit të policisë, Mentor Hasanaj, i plagosur rëndë së bashkë me babanë e tij Xhelal Hasanaj.

Mësohet se Ilirjani është djali i ish- policit, Arben Hasanaj. Pavarësisht mbiemrit deri më tani nuk raportohet që autori dhe të plagosurit të kenë lidhje gjaku.

Rreth 6 orë pas ngjarjes, u gjet motori pa targa që 19-vjeçari përdori në atentat, një skafandër dhe sende të tjera.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme rreth orës në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ku 19-vjeçari qëlloi  me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë 39 vjeçarin Mentor Hasanaj banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe babanë e tij Xhelal Hasanaj 74 vjeç, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe. Në makinë së bashku me ta ishte edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht shpëtoi mrekullisht.

FOTO GALERI
1/4
Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari i cili akuzohet se kreu atentatin ndaj shefit të Policvisë Bashkiake në Malësinë e Madhe një ditë më parë.

Top Channel