
24/02 19:13
Këtë puntatë u transmetua pjesa e parë e takimit mes Fjorelës dhe Beratit.
Gjatë bisedës në bar, Fjorela e pyeti Beratin në lidhje me buzët dhe e pyeti nëse ato i ka të fryra si rezultat i ndonjë ndërhyrjeje. Berati u shpreh se jo dhe e ftoi atë që t’i provonte. Natyrisht përgjigja e Fjorelës ishte negative.
Ndër të tjera ajo u shpreh se në momentin e parë që e ka parë, ka menduar se është më i bukur se ajo.
Fjorela: Buzët i ke të bëra.
Berati: Jo nuk i kam të bëra, mundesh t’i zbulosh edhe vetë.
Fjorela: Unë kur të kam parë thashë ky qenka më i bukur se unë, unë mendoja që je i bërë.
Top Channel