Artisti Antonio Leka

Figura historike në momentet e tyre intime të imagjinuara nga një i ri shqiptar.

Piktura ku miksohet nudizmi, erotizmi dhe figurat historike si Skënderbeu, Naim Frashëri apo Ismail Qemali në një imazh si kurrë më parë.

Antonio Leka është artisti shqiptar që sjell artin erotik në ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar përmes faqes së tij online “Blush”. Ai tha se donte të nxirrte figurat e historisë nga zona e rehatisë ku po qëndrojnë duke sjellë diçka ndryshe për publikun.

“Më pëlqen kur njerëzit largohen nga ajo e përditshmja. Doja të nxirrja figurat e historisë nga zona e rehatisë. Pavarësisht se ishin figura historike në fund të ditës ata janë njerëz ata janë njerëz që bëjnë dashuri. Gjarpri dhe molla janë figura simbolike. Ka pasur reagime që ‘këto duhen, bëj të tjera’, ka pasur dhe të tjera që ‘çfarë po bën me figurat tona historike’. Unë kam shfaqur jetën intime imagjinare. ka pasur dhe persona që më kanë thënë që e dua në shtëpi. Ka dhe personazhe që thonë më bëj mua. Kuptova që akoma ka njerëz që artin nuk e shohin për art, mendojnë se është faqe memesh. Kjo është një ekspozitë digjitale. si ajo që shkon e viziton”, tha leka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA