Sarandë- Një 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

I arrestuari është F.M., 57 vjeç, banues në Sarandë. Ky person sipas policisë, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij.

Njoftimi i policisë:

Dhunoi nënën e tij, vihet në pranga  shtetasi në kërkim vetëm disa orë pas shpalljes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur shtetasin:

F.M., 57 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi në datën 11.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij.

Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA