Të premten Partia Socialiste mbajti Asamblenë Kombëtare, ku Edi Rama mbajti një fjalim rreth 2 orë ku sulmoi fuqishëm, presidentin Ilir Meta.

Nga Berlini duke folur në lidhje direkte për emisionin OPEN në Top Channel, Kreshniku Spahiu tha se Rama do të ndjekë një shëmbull si të Zaev në Maqedoni duke mos qenë kryeministër në ditën e zgjedhjeve.

“Besoj që asambleja e të premtes së Partisë Socialiste, kanë konfirmuar atë që pas 30 vitesh, partitë politike nuk janë më organizime të strukturuara politike, po janë kthyer në shoqëri tregtare me një ortak të vetëm. Janë kthyer pak a shumë në biznese të kryetarëve, të cilët e skalojnë fitimin e tyre me ardhjen në pushtet dhe listat e tyre për deputet. Duket qartë që Partia Socialiste ka zgjedhur një metodë diametralisht kundër, pavarësisht se rezultati është i njëjtë. Socialistët kanë zgjedhur të hyjnë të vetëm, demokratët kanë zgjedhur të hyjnë me koalicion. Socialistët kanë zgjedhur të mos rrezikojnë në ndryshime strukturore apo në një garë para elektorale brenda strukturave për listat, demokratët kanë zgjedhur atë të publicitetit dhe listës së kandidatëve brenda strukturave.

Por ajo që unë doja të ndalesha, do të thoja që askush nuk priste që ndryshimet në emrat e ministrave, se ikën Besa dhe vjen Tesa pse ikën Lena dhe vjen Prena, në ato emra që ka qeveria socialiste nuk besoj që ka ndonjë pritshmëri, qoftë brenda socialistëve, qoftë tek kundërshtarët, qoftë tek elektorati gri. Ajo që do të sillte ndryshim dhe që mund të ndodhë pas dhjetorit, ku Edi Rama dhe Shqipëria mbaron rotacionin e drejtimit të OSBE-së, është një dorëheqje e kryeministrit Rama, nga posti për kryeministër, për ta adaptuar modelin e Zaev-it dhe për të shkuar në fushatë elektorale pa Ramën kryeministër. Si një mundësi për të legjitimuar rezultatet në zgjedhje”, u shpreh Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA