Basketbollit i mbyllin palestrat/ Asnjë ekip nuk po stërvitet dot

12/10/2020 15:46

Situata e pandemisë ashtu si në të gjitha fushat e jetës edhe në sektorin e sportit të basketbollit ka sjellë një problematikë shumë të madhe.

Nuk mjaftoi ndërprerja e edicionit të shkuar për të cilin u vendos të mbyllej normalisht në parket, por ka vazhduar mbyllja e çdo palestre dhe impianti deri më sot duke e bërë këtë veprimtari sportive inekzistente.

Korab Llazani: Shqetësimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë dhe negative nga ministria dhe Komisioni Teknik. i Covid 19. Gjendemi përpara një skandali jo vetëm profesional por edhe ndërkombëtar, pasi FIBA ka sjellë datat e aktiviteteve ndërkombëtare por ne s’kemi as ku përgatitemi jo më të marrim pjesë. Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje. Nuk besojmë se pallatet e sportit ne Shqipëri janë vatrat e rrezikshme europiane apo botërore të Covidit, apo të jemi ne Whuani.

Sekretari i FSHB theksoi se çdo aktivitet i zhvilluar deri tani te moshave te ndryshme nuk organizohet nga kjo federate pasi zyrtarisht konsiderohen të jashtëligjshme. Ndërkohë Llazani pati dhe një shpjegim sa i përket kërkesave te komunitetit te sportit për ligjin e sponsorizimeve.

Llazani: Ne jemi ne jo vetëm që e mbështesim kërkesën për të fut mendësitë e reja të sponsorozomit në sport duke rritur interesin përqindjen dje çdo kontribut të mundshëm në adresë të sportit. Duhet konsideruar sporti jo vetëm futboll dhe te tjerat fizkulturë, por duke e konsiderua sportin si një aset publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA