Arrestohet në Selanik shqiptari i arratisur nga burgjet greke. Lajmi bëhet publik prej drejtorisë së policisë së Selanikut,e cila njofton se në kuadër të një operacioni të zhvilluar në zonën e Evozmit në Selanik ka bërë të mundur arrestimin e 36 vjeçarit shqiptar, të cilit iu gjet një armë tip pistoletë me 5 fishekë.

Autoritet greke sqarojnë se emri i të arrestuarit  nuk është  bërë publik, pasi  sipas këtyre burimeve në skedat e policisë greke ai është regjistruar me shumë emra, të cilat nuk korrespondojnë me asnjë të dhënë në sistemin TIMS të vendit tonë, çka e bën të vështirë identifikimin e tij.

Por pavarësisht emrit të tij, 36 vjeçari duket se është në telashe të tjera me drejtësinë greke, pasi është verifikuar prej të dhënave daktiloskopike  në sistemin grek të drejtësisë, ku rezulton i arratisur nga burgu bujqësor i Kasandrës që prej janarit të 2019, kur kryente dënim për vjedhje.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie,dhe në vazhdim do të dërgohet në burg për të kryer dënimin e mbetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA