Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi strategjinë që kryeministri Rama ka zgjedhur për zgjedhjet e 25 prillit.
Për t’i argumentuar ato, në studio janë ftuar analistë dhe anëtarë të partive. Në një pjesë të bisedës, anëtari i kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti, vendosi në “siklet” analistin Karlo Bolino me pyetjen e tij.
Ai i tha Bolinos se a është zëdhënës i Partisë Socialiste pasi i mbron kaq shumë, duke shtuar se a e kritikon ndonjëherë kryeministrin. Bolino u përgjigj se Rama ka bërë shumë gabime dhe me gabimet e bëra duhet t’i fitonin zgjedhjet, por shtoi se opozita ka bërë akoma dhe më shumë gabime dhe ndaj sipas tij nuk fitojnë.
Pjesë e bisedës:
Tomor Alizoti: Ju jeni një zëdhënës i Partisë Socialiste? Unë që jam partiak, të dalë tema e PD-së do e kritikoj edhe atë. Keni një qëndrim ndaj zotit Rama.
Karlo Bolino: Unë mendoj se Rama ka bërë shumë gabime, duhet të fitojë opozita. Por ata kanë bërë më shumë ndaj nuk fitojnë.
Top Channel