Zhgënjen Kombëtarja Shqiptare, përfundon 0-0 ndeshja me Kazakistanin

11/10/2020 16:53
Ilustrim

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida mes Kazakhstan-it dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Djemtë tanë kuqezi, dominuan të gjithë sfidën, ku patën dhe raste të pastra shënimi.

Pjesa e parë në stadiumin Almaty ishte tepër e vakët, megjithatë futbollistët e filluan mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Dermakut që gjuajti nga goditja e lirë, mirëpo mundësia nuk u shfrytëzua qa mirë. Në fraksionin e dytë të sfidës, vendasit e nisën vrullshëm duke kërcënuar portën e mbrojtur nga Etrit Berisha.

Ndërkohë në minutat e fundit të ndeshjes, lojtari në pronësi të Chelsea-t, Armando Broja, mund të kalonte në epërsi kombëtaren, por gjuajtjet e tij disa herë goditën portën e jashtme, ndërsa në një tjetër episod mbrojtësit kundërshtarë ia mohuan golin, duke e larguar topin fare pranë vijës fatale.

Kujtojmë se Shqipëria ndan me pikë të barabarta kreun e Grupit C, ku të dyja përfaqësueset, kanë respektivisht nga katër pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA