Tensionet me Minskun, Britania e Madhe tërheq ambasadorin

11/10/2020 01:20

Britania ka tërhequr ambasadorin e saj në Bjellorusi, duke iu bashkuar kështu një numri të shtetesh europianë që kanë bërë të njëjtëjn gjë pas reagimit të ashpër popullor që pasoi zgjedhjet presidenciale në vend.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raad tha se vendimi është një formë proteste, pasi Minsku zyrtar ka dënuar diplomatët nga Polonia dhe Lituania. Raab sqaroi se e ka thirrur ambasadorin që të kthehet në Britani, për “konsultime” lidhur me situatën në Bjellorusi.

Tërheqja e ambasadorit britanik vjen pasi të njëjtin hap hodhën edhe Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia e tre shtetet Baltike. Bjellorusia nisi të dëbojë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, pasi BE-ja vendosi sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë, të akuzuar për mashtrime zgjedhore dhe abuzime me te drejtat e njeriut.

Protestat masive në Bjellorusi shpërthyen pasi zyrtarët zgjedhorë shpallën Alyaksandr Lukashenkon fitues të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Liderët opozitarë dhe disa ish-zyrtarë zgjedhorë bjellorusë, megjithatë, thonë se rezultati zgjedhor është manipuluar dhe kanë bërë thirrje për zgjedhje të reja, të cilat Lukashenko, i refuzon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA