Po transportonte 15 emigrantë të paligjshëm/ Korçë, një i arrestuar dhe 2 në kërkim

11/10/2020 17:41

Një person ka rënë në pranga në Korçë pasi u kap duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm. Po kështu u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Bëhet fjalë për shtetasit M. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi M. Sh., është kapur nga shërbimet e Policisë në rrugën Zëmblak-Zvezdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin triçikël tip “Kama” 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit M. Sh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA