Patatja e Stëblevës/ Fermerët marrin punëtorë nga fshatrat ngjitur për mbledhjen e prodhimit
11/10/2020 12:22
Në Stëblevë të Librazhdit tashmë është sezoni I patates.
Në çdo arë të zw syri fermerët të cilët po vjelin punën e një viti dhe të vetmen të ardhur jetese në këtë zonë. Paatatja e Stëblevës njihet për cilësinë e saj por megjithatë çmimi i shitjes i bën fermerët pesimistë.
Me kalimin e viteve të paktën është përmirësuar problem I tregut. Tregtari shkon deri në fshat për të marrë prodhimin dhe kjo I kurse rrugën fermerëve për në tregjet e qytetit, por luhatja e çmimit mbetet risk.
Zona malore e Stëblevës, duket se krijon të gjitha kushtet e favorshme për prodhimin e patates cilësore dhe në këtë drejtim fermerët kanë përqendruar punën e tyre.
Top Channel