Maskat me detyrim në rrugë/ Të moshuarit e respektojnë para se të hyjë në fuqi vendimi. Të rinjtë neglizhojnë

11/10/2020 19:35

Nga data 15 tetor mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në ambientet e hapura dhe të mbyllura.

Nëqoftëse ky rregull nuk do të respektohet nga qytetarët atëherë ata do të ndëshkohen me gjobë , e cila do të reflektohet tek fatura e dritave. Ky vendim është ndërmarrë si pasojë e rritjes së.numrit të personave të infektuar me Covid.

Maska nuk do të jetë e detyrueshme të mbahet në bare dhe restorante. Në çdo vend dhe hapësirë tjetër ajo duhet mbajtur.

Mosha e tretë duket se këtë këtë rregull të ri e ka përqafuar përpara se masa mbrojtëse te hyjë në fuqi, ndërsa për brezin e ri mbatja e maskës edhe në ambientet e hapura është e tepërt.

Nëse sot mbajmë maskën dhe respektojmë të gjitha masat anticovid, do të shpëtojmë nga karantina dhe virusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA