“Ma prezantoi burri i saj”! Ish-banori i Big Brother zbulon marrëdhënien me gruan më të madhe

11/10/2020 13:39

Rubrika ‘Trotuar’, në ‘E Diell’, shpesh tenton t’i japë përgjigje të gjithë pikëpyetjeve që shumë njerëz ngrenë.

Tema e ditës së sotme, ishte djem të vegjël në moshë në një marrëdhënie me femra më të mëdha. Një marrëdhënie të tillë ka pasur, ish-konkurrenti i ‘Big Brother Albania’, Arjan Bakalli. Ai tha se në rininë e tij, më konkretisht në moshën 22 vjeçare, krijoi një marrëdhënie me një grua gjermane 34-vjeçe. Madje shtoi se prezantimin me të ia bëri ish-bashkëshorti i saj, të cilin Arjani e kishte mik.

 

“Kur kam qenë 22 vjeç dhe jetoja në Amsterdam, rastësia bëri që u lidha me një gjermane që ishte 34-vjeçe. Meqenëse t ii ke qejf detajet, ma prezantoi ish-bashkëshorti i saj, një italian që ishte miku im dhe rastësisht më pas krijova marrëdhënie. Njeriu është orputunist kur është 22 vjeç. Unë isha i dashuruar në Shqipëri me një tjetër person dhe thjesht me të isha në lidhje”, tha Arjani.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA