Viktimat, Gentian dhe Nezir Beqiri

Shqiptari me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim ndërkombëtar Jorgo Leku që vrau babë e bir në vitin 2012 në Elbasan ka rënë në prangat e policisë në Greqi.

41- vjeçari lindur në Elbasan, por me banim në Gjirokastër njihet edhe me emra të tjerë si Olsi Leka, Giorgo Lekou,  Jorgo Lekou. Arrestimi i tij në vendin fqinj u bë falë bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Athina.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 e la në burg për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri  Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.

Një konflikt xhelozie dyshohej fillimisht se mund të kishte shkaktuar vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij, por më pas është marrë në shqyrtim edhe pista e hakmarrjes, pasi Beqiri ishte në konflikt me fisin Çapja në Elbasan. Një nga bashkëpunëtorët e Jorgo Lekut për vrasjen e dyfishtë, është Etjen Cani, i cili u arrestua në Milano një vit më parë.

INTERPOL TIRANA:

Vijon bashkëpunimi i suksesshëm me Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë këtij bashkëpunimi dhe shkëmbimit të informacionit është kapur në Greqi, një tjetër i kërkuar për vrasje të dyfishtë. Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, bazuar në shkëmbimin e informacionit të grumbulluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e mundshme të një personi të kërkuar për vrasje të dyfishtë, u bë i mundur arrestimi në Greqi i shtetasit shqiptar Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:  Më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Si ndodhi  vrasja e dyfishtë në vitin 2012 në Elbasan:

Mëngjesin e së mërkurës të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Beqirit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur pikërisht i ati i tij, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiraj, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij, pasi ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale, ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit me thika, duke iu thyer 6 brinjë dhe  plasur hemorragjia në tru dhe në mëlçi. Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Çapjes, Gentian Beqiraj kishte ndryshuar edhe identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij.

FOTO GALERI
3/4
Banesa në Elbasan e tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA