Foto ilustruese

Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme të akuzuar për vrasje dhe plagosje.

Autori  Kasëm Sardi 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër të Maliqit më datë 05.10.2020, në këtë fshat, ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me mjet prerës në kokë, i cili pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa  Enrik Islam 46 vjeç, banues në Korçë më datë 08.10.2020, në lagjen nr. 17, ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin P. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Korçë.Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen nga Policia dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.Shërbimet e Komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër shëndetit dhe jetës së personave, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë mirëorganizimit bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim: K. S., 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi ky shtetas më datë 05.10.2020, në këtë fshat, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me mjet prerës në kokë, i cili pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore. E. I., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas më datë 08.10.2020, në lagjen nr. 17, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin P. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA