Grevistët e Ballshit

Tre grevistë janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pas problemeve me shëndetin.

Ata kanë pasur rritje tensioni dhe dhimbje të forta të kokës. Drejtuesit e grevës së urisë thonë se ishin të detyruar t’i dërgonin në spital pasi gjendja e tre grevisteve po rëndohej.

Ata nuk tërhiqen nga greva deri sa të marrin pagat e munguara.

Grevistët së bashku me naftëtarët protestues thonë se pas protestës masive me gra dhe fëmijë që do të bëjnë ditën e hënë, nëse ky problem nuk do të zgjidhet, do të vetëflijohen duke hipur në kullat e larta të rafinerisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA