Burg për Rrok Pepajn, babanë e vrasësit të dy personave në parcelën me kanabis në Malësinë e Madhe

11/10/2020 11:04
Danjel Pepaj, Viktimat Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj

Gjykata e Shkodrës ka vendosur që ta lejë  në burg Rrok Pepajn, babanë e vrasësit të dy personave në Malësinë e Madhe.

Për Pepajn nga ana e prokurorisë rëndon akuza “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”, ndërsa dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij për vrasjen e dy djemve.

Avokati mbrojtës ka kërkuar masë lehtësuese por kërkesa është hedhur poshtë nga trupi gjykues, i përbërë nga Ermira Dedja, prokuror Albert Murçaj, avokat Ardjan Brunga.

Rrok Pepaj ka mohuar se ka lidhje me kultivimin duke thënë se ai ka dalë në mal me policinë thjesht për të kërkuar dhe në mënyrë rastësore kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat.

“Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse unë jam i sëmurë, kam edhe gruan të sëmurë. Unë në atë zonë kam kultivuar bimë medicinale dhe boronicë, nuk ka pasur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti. Unë thjesht e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin qe djali im ka pasur një ngatërrese dhe se djalin ma kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona”, ka thënë Rrok Pepaj.

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dy nga tre të zhdukurit në Malësinë e Madhe, janë gjetur të vrarë me armë zjarri tre ditë më parë pas 5 ditëve kërkime nga policia e Shkodrës.

Të dyshuarit e parë janë Danjel dhe Rrok Pepaj babë e bir, të cilët janë pronarët e parcelës me 29 bimë kanabis ku u gjetën dy trupat e pajetë. Rrok Pepaj u arrestua,  kurse djali  tij është shpallur në kërkim.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA