21 patenta të pezulluara dhe 2 shoferë në pranga kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve në aksin rrugor Tiranë-Durrës-Tiranë.

Sipas policisë ky është ky bilanci gjatë 24 orëve të fundit pas monitorimeve të bëra në aksin rrugor Tiranë-Durrës-Tiranë.

Pezullimi i patentave ka ardhur për shkak se shoferët lëviznin me një shpejtësi tej normave të caktuara që shkon deri në 177 km/ h në një kohë kur maksimumi është 90 km/h si edhe drejtim të makinës në gjendje të dehur.

Dy shoferët e arrestuar om drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Monitorim dhe me radar në të gjitha rrugët e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit. Rregjistroi shpejtësi nga 137 km/h deri në 177 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi, por kurrsesi për të udhëtuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

Shënoi masë alkooli që varionte nga 0.40 mg/l deri në 0.89 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjshmeri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur , pasojat mund të jenë fatale , për jeten e të gjithë përdorueseve të rrugës.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë pezulluar  11 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 137 km/h deri në 177 km/h. Dhe 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.40mg/l deri në 0.49 mg/l. Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.59 mg/l deri në 0.89 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje dhe njëri prej drejtuesëve të mjetëve në gjendje të dehur kishte nga rruga, fatmirësisht pa dëme në njërëz.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore me radarë e dragera është e do jetë prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA