Fëmijët e fshatit Allgjatë, në Vaqarr, do ta kenë shumë shpejt shkollën e tyre të re, të rindërtuar më të madhe sesa e vjetra, qëu shkatërrua nga tërmeti.

Në turin e nisur në të 27 njësitë e kryeqytetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan themelet ku po ngrihet shkollae re.

Kryebashkiaku ishte edhe në Vaqarr, ku po rindërtohet shtëpia e familjes sëLulzim Agës, edhe kjo e prekur nga lëkundjet sizmike të thuajse një viti më parë.

Veliaj tha  se Partia Demokratike punon vetëm për shpifje. Madje, ka arritur deri aty sa u ndryshon identitetin qytetarëve, siç ndodhi dje me rastin e një qytetareje në Njësinë 4.

 

Top Channel