Anëtarësia demokrate e Tiranës përmbylli fazën finale të përzgjedhjes së kandidatëve potencial për deputet dhe kryetar bashkie. Zgjedhjet në selinë blu u shoqëruan me ndëshkim ish kryebashkiakësh apo edhe skualifikim ish deputetësh.

Një mesazh për të pakënaqurit vendosi ta japë vete Lulzim Basha pasi bëri përzgjedhjen e tij në degën 8.

Procesi i zhvilluar nga demokratët për filtrimin e ekipit të ri është ndjekur me kujdes nga kundërshtari politik . Vetë Edi Rama si kryetari partisë socialiste nuk e ka kursyer ironinë e tij.

140 emra ju nënshtruan votëbesimit të anëtarësisë me 21 degët e qarkut Tiranë. Anëtarësia ka kërkuar rikthim në Parlament të 18 ish deputeve të cilët lanë mandatin. Agron Shehaj u spostua Vlora dhe Flamur Noka nga Kukësi për të marrë mandat në Tirane. Në listë kemi edhe rikthim të larguarish si Arben Ristani, Aleksandër Biberaj dhe Gert Bogdani, ndërsa ish kryebashkiakët e Vorës dhe Kamzës Fiqiri Ismaili dhe Xhelal Mziu synojnë sërish postet e mëparshme. Listës nuk mungojne as ish drejtues të policise së shtetit dhe Tiranës, futbollistë, artistë dhe as mjekë të cilët duhet të kalojnë tashmë në filtrin e forumeve më të larta të partisë.

Top Channel