“Duke nisur nga dita e enjte vendosja e maskës do të bëhet e detyryeshme edhe për ambientet e hapura. Është ky vendimi drastik i qeverisë i ndërmarrë në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19, për të shmangur një karantinë të dytë për vendin.”

Kontrollet për zbatimin e këtij vendimi do të kryehen nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake dhe jo më nga inspektorët e e Shëndetit Publik, sicc është bërë deri më tani.

Ndërsa gjobat pritet të ashpërsohen ndjeshëm për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe do të paguhen në faturën e enrgjisë elektrike.

Teksa sezoni vjeshtë-dimër pritet te sjellë një fluks të shtuar të të sëmurëve me grip sezonal dhe rritje të rasteve me Covid-19, qeveria ka njoftuar shtim të kapacitete spitalore për menaxhimin e situatës, ku pjesë e skenarëve janë edhe përfshirja e spitaleve rajonale të vendit.

“Qeveria ka arritur marrëvëshjen për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19 me terapinë remdesivir, e përdorur gjerësisht në Amerikë dhe Europë. Ajo do të ofrohet falas në të gjitha spitalet Covid.”

Ndërkohë, kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka angazhuar paraprakisht edhe një fond prej 4 milionë dollarësh për vaksinën kundër pandemisë Covid-19.

Top Channel