Gjate pandemisë te gjithë ne karantine kaluan shume kohe me aparate digjitale si telefona, kompjuter lap top Ipad e te tjere dje kjo padyshim rriti problemet me shikimin çka ka bere qe te shtohen vizitat tek okulisti.

Doktori Rubin Topi ndan me ne raportin e rritjes se këtyre vizitave ne muajt e fundit.

Rubin Topi: Jane shtuar goxha vizitat kjo sepse te gjithëve jo vetëm per te kaluar kohen por per mësimin online apo mbledhje pune online jane detyruar te përdorin këto aparate digjitale qe u kane lene jo pak pasoja.

Po femijet a rrezikojnë me rast te rikthimit te mësimit online dhe cfare u këshilloni atyre?

Rubin Topi: Padyshim qe mësimi online ndikon dhe ne i këshillojmë qe pas 20 ose 30 minutash studimi me aparat digjital duhet te shfrytëzojnë 3 apo 5 minuta duke luajtur ose duke e mbajtur shikimin sa me larg, këtë ua këshillojmë edhe te rriturve.

Nese flasim me shifra, sa jane shtuar vizitat pas pandemisë?

Rubin Topi: Ne fakt dëmtimi qe sollën aparatet digjitale ka ndikuar shume tek ata persona qe kane pasur probleme te vogla por nuk kane qene ne dijeni te tyre e tani u është shtuar edhe me tepër, numri eshte rritur me shume fish ne krahasim me periudhen përpara pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA