Hajdutët bëjnë “kërdinë” në Tiranë, ja si zbuloi policia 66 biçikleta të vjedhura

10/10/2020 14:09

2 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpaluur në kërkim gjatë kësaj të shtune(10.10.2020) nga Policia e Tiranës.

2 shtetasit A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga uniformat blu të Tiranës për shkak se kanë kryer vjedhje të biçikletave në të gjithë territorin e Tiranës,

Po ashtu për vjedhjen e biçikletave janë shpallur në kërkim E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjithashtu Policia gjatë kontrollit  n dy ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve A. F. dhe D. F., i janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme të vjedhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

-A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

 

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

 

Shtetasit E. P., E. D. dhe A. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë qarkun e Tiranës dhe më pas ia shisnin kundrejt vlerave të vogla monetare, shtetasve A. F dhe D. F.

 

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe shtetasi i mitur me iniciale E. K., 12 vjeç, pasi më datë 09.10.2020, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. P.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve A. F. dhe D. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme të vjedhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë.

 

Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me të gjitha Komisariatet e tjera të Tiranës, vijon punën për mbledhjen e të gjithë kallëzimeve të bëra nga qytetarët për vjedhjen e biçikletave, me qëllim për paraqitjen për njohjen e biçikletave të tyre.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Top Channel