Gafa e dytë e PD, sipas Bashkisë së Tiranës: PD-ja ose është orakull që parashikon tërmetet ose është kthyer në agjenci imobiliare

10/10/2020 15:43

Pasi u zbulua mashtrimi që bëri dje PD-ja në njësinë 4, duke e shitur qytetaren Tatjana Lake si Fatime Joca, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka vijuar me një tjetër gafë. Ajo ka publikuar një dokument prokurë të datës 6 dhjetor 2011, që sipas saj, pronarja e shtëpisë, Fatime Joca, i lejon Tatjana Lakes të kryejë veprime me bashkinë

Por, siç shihet nga dokumenti i publikuar në Facebook nga Zhupa, edhe një qytetar i thjeshtë me njohuri minimale juridike e kupton se dokumenti i publikuar nga Zhupa bën fjalë për një prokurorë të posaçme të lidhur 9 vite më parë, ku Tatjana autorizon Fatimen për të shitur shtëpinë e saj dhe jo që kjo e fundit të marrë pagesën e dëmshpërblimit të tërmetit në bashki.

Kodi Civil në nenin 64 dhe 71 e përcakton mjaft qartë kuptimin e përfaqësimit me prokurorë të posaçme, që në rastin konkret është vetëm shitja e shtëpisë dhe jo çdo veprim.

Ndërkohë, zëdhënëses së PD i është përgjigjur edhe këshilltari për mediat i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi.

“Pasi mashtroi dje paturpësisht, me zë dhe figurë, duke na e shitur znj.Tatjana Lake si znj.Fatime Joca, sot spikerja e PD vazhdon të na hedhë hi syve, duke publikuar një dokument ku thuhet se Fatimja e ngarkon Tatjanën që t’ia shesë shtëpinë. Por, në këtë dokument nuk thuhet kund që Fatimja na ngarkon Tatjanën që të aplikojë për të përfituar nga programi i rindërtimit. Madje, ky dokument ka datën 6 dhjetor 2011! Tani: Ose PD-ja është orakull që parashikon tërmetet, ose është kthyer edhe në agjenci imobiliare! TURP!”, shkruan Renato Kalemi.

Top Channel