Fier/ Ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje në Itali, arrestohet 40 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar ( Emri)

10/10/2020 14:54

Një person është arrestuar gjatë kësaj të shtuneje(10.10.2020) nga Policia e Fierit.

Shtetasi Viron Tavanxhiu, 40 vjeç ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi ishte dënuar me 25 vite burg për veprat penale “ Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Njoftimi:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Viron Tavanxhiu, 40 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata Milano/ Itali, me vendimin e datës 15.05.2006, e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale ”Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

40-vjeçarit i kanë mbetur pa kryer dhe 22 vite burg.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.06.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Top Channel