( Emri) Ishte dënuar për një vrasje në Rrëshen në 2009, 34 vjeçari arrestohet gjatë një kontrolli të rastësishën në Kodër Kamëz

10/10/2020 14:40
Ilustrim

Një person i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar gjatë kësaj të shtuneje(10.10.2020) nga Policia e Tiranës.

Shtetasi Arjan Prenga, 34 vjeç ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte shpallur në kërkim sepse ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 6 vite e 8 muaj burg për veprat penale “ Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “ Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi:

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamzë.

Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Top Channel