Kjo ditë shërben për ndërgjegjësimin, në lidhje me këtë çështje.

Në mënyrë që problemet e shëndetit mendor, të mos jenë më tabu,  të mos kemi turp nga familjarët, fisi, fqinjësia dhe në vendin e punës, të kërkojmë ndihmën e një psikologu ose psikiatri.

Ky 10 Tetor na gjen me numër të shtuar pacientësh, që vuajnë çrregullime të ankthit dhe psikoza.

Kjo rënduar edhe nga dy ngjarje traumatike, si tërmeti dhe pandemia e izolimi.

Është për të ardhur keq fakti, që këto probleme shfaqen edhe te mosha shumë të vogla.

Mosha që kemi evidentuar është nga fëmijë kopështi, 5-6 vjeç, adoleshentë, 14 vjeç e lart, si dhe të rritur.

Çrregullimet e ankthit shfaqen me mendime negative, mbyllje në shtëpi, mpirje të krahëve dhe këmbëve, shtrëngim në fyt, aritmi, dhimbje të shpërndara në gjithë kokën.

Njerëzit kanë ende turp, të vijnë tek psikologu dhe psikiatri.

Ekziston ende një stigmë e fortë.

Një person merr ilaçet e tensionit, por nuk vizitohet tek ne.

Këtu flas jo vetëm për rrethinat, por edhe për kryeqytetin. Ka vajza, që vuajnë probleme të shëndetit mendor, por familjarët nuk tregojnë, se mbetet vajza pa martuar. Nëse problemet e shëndetit mendor trajtohen në kohë, atëherë mundësitë për shëruar janë të mëdha.

Top Channel