Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, arrestohet babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj
09/10/2020 09:16
Babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është arrestuar nga policia për ngjarjen në Vrith.
Prej mbrëmjes së djeshme ai ndodhej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës i thirrur si dëshmitar i cili kishte dijeni për ngjarjen.
Pas marrjes në pyetja nga ana e oficerëve, Rrok Pepajt i është komunikuar akuza e kultivimit të kanabisit.
Kujtojmë që ishte pikërisht Rrok Pepaj ai i cili orientoi policinë drejt parcelave të kanabisit në Malësinë e Madhe ku edhe u gjetën trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.
Këto të fundit dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, pas një konflikti për kanabisin. Deri më tani motivi i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë një sasi kanabisi e vjedhur nga Daniel Pepaj.
Top Channel