Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 25°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07°C deri në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 22°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytete kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA